Google Assistant do të ofrojë rezultate më të mira kërkimi në Android

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Herën tjetër kur i parashtroni pyetje Google Assistentit, ka shumë të ngjarë që do ta merrni një përgjigje që është më shumë sesa vetëm një varg linqesh të internetit, shkruan Engadget.

Google po e ofron një azhurnim për Assistantin në Android, i cili do t’ju mundësojë ofrimin e informacioneve më të detajuara dhe më të gjalla kur të parashtrohet ndonjë pyetje specifike. Kërkimi për ngjarjet lokale do të përfshijë karta me foto përcjellëse dhe bookmark tastere, etj. Kërkimi i fotove do të shfaqet në krye të linqeve.

Kërkimet e tjera të përmirësuara i përfshijnë bursat, kalkulatorët financiarë, zgjedhjet e ngjyrave etj. Kërkimet që bazohen në linqet themelore të internetit do të vazhdojnë të shfaqen, por në një format më elegant vertikal, i cili është më i përshtatshëm për telefonat, përcjell KOHA Ditore.

Tani për tani, nuk ka informacion se kur do të mbërrijë përmirësimi tek pajisjet iOS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme