Google konfirmoi se disa pajisje Android kanë pasur viruse të para-instaluara

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Virusët në telefonat tanë nuk janë të ri, megjithëse për pjesën më të madhe, mund të shmangen lehtë duke mos shkarkuar nga faqet e dyshimta ose burimet jozyrtare.

Megjithatë, duket se të qenit i zgjuar në lidhje me shkarkimet e tua nuk është mjafueshëm, sepse Google ka konfirmuar kohët e fundit se ka disa pajisje Android që kanë ardhur me virus të para-instaluar.

Për ata që janë të panjohur me atë që po ndodh, në fillim të këtij viti, ka pasur një ‘trojan malware’ të quajtur Triada që u zbulua në një grup të telefonave mesatar Android.

Ky konfirmim nga Google në thelb pranon se disa pajisje Android janë komprometuar me të vërtetë nga ky virus si pjesë e një sulmi në zinxhirin e furnizimit.

Kjo do të thotë që nga fillimi, këto pajisje Android u kompromituan para se të arrinin në duart e klientëve të tyre, ku me çdo përdorim të mëvonshëm të telefonit dhe aplikacioneve të tij, ai mund t’i lejonte hakerëve qasje në përmbajtjen dhe të dhënat e telefonit dhe gjithashtu lejoi hakerët të ekzekutojnë kodin në distancë, nga pajisja.

Google ka konfirmuar se ata kanë punuar me OEM-të e këtyre pajisjeve dhe përmes përditësimeve OTA, kanë hequr infeksionet dhe kanë siguruar pajisjet.

Sidoqoftë, saktësisht se sa dëme mund të ishte bërë si rezultat i virusit, është e paqartë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme