Google konfirmon se do ta heqë aplikacionin Allo

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Google planifikon që t’i japë fund aplikacionit Allo në vitin e ardhshëm, ka konfirmuar kompania përmes një blogu, raporton CNBC.

Përkundër që ka në përdorim sistemin operativ që dominon në telefonat e mençur, Androidin, Google asnjëherë deri më tani nuk arritur të krijojë një aplikacion për bisedë për të rivalizuar iMessage të Apple apo Messengerin dhe WhatsApp-in e Facebookut.

“Allo” që ishte lansuar dy vjet më parë, do të jetë në funksion deri në mars 2019, me ç’rast përdoruesit do të duhet të shkarkojnë ndonjë bisedë që duan ta ruajnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme