“Google Maps” fillon të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Aplikacioni popullor i gjigantit teknologjik “Google Maps” ka filluar të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë.

Përbri orareve të një destinacioni të caktuar përbrenda Prishtinës, në aplikacion tregohen edhe çmimet, së bashku me numrin e autobusit urban, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, precizohet edhe ora e saktë se kur autobusi lë stacionin për të shkuar në vendndodhjen e caktuar.

Versioni i cili mbështet këtë veçori të shtuar në rajonin e Prishtinës është ai i 5.26, gjersa atë mund ta shfrytëzojnë përdoruesit nga sistemet operative ‘iOS’ dhe ‘Android’.

Të ngjashme