Google mund të zëvendësohet me Bingun në Australi

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri australian tha të hënën se Microsofti është i sigurt se mund ta mbushë hapësirën nëse Google vepron sipas kërcënimit për heqjen e motorit të kërkimit nga Australia.

Drejtoresha e Googlet për Australinë dhe Zelandën e Re, Mel Silva, kishte thënë se me shumë gjasa do ta largojë motorin e kërkimit në Australi nëse qeveria vazhdonte me planin që t’i vënte gjigantët e teknologjisë të paguanin për përmbajtjet e reja, raporton AP. 

Kryeministri Scott Morrison tha se ka folur me shefin ekzekutiv të Microsoftit, Satya Nadella, që motori i kërkimit Bing ta mbushë hapësirën e Googlet.

Edhe pse Bing në Australi është motori i kërkimit i dyti më i popullarizuar, megjithatë ka vetëm 3.7 për qind të përdorimit nga australianët, ndërsa Google merr 95 për qind.

Të ngjashme