Google prezanton kufjet Daydream që lidhen me telefonat Pixel (Video)

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 10:17 | Nga

Nuk janë vetëm telefonat e linjës Pixel risia e vetme nga Google sot.

Kjo pasi që gjiganti amerikan i teknologjisë sot ka prezantuar edhe kufjet e realitetit virtual për pajisje mobile.

Kufjet e reja të Google quhen Daydream View. Shikuesi e mban telefonin e tij në dorë, ndërkaq ka edhe një telepilot me të cilin e kontrollon përmbajtjen dhe atë që po ndodhë në ekran.

Telefonat Pixel janë pajisjet e reja që janë kompatibile me Daydream. Por sipas zyrtarëve të Google, në kufjet e reja të kompanisë ka edhe shumë e shumë opsione të tjera.

Daydream ka nisur me më shumë se 50 partnerë dhe gamë të gjerë të lojërave. Kompania është duke punuar edhe me Warner Brothers për të sjellë përmbajtje tjetër unike për pajisjen, dhe kufje do të mbështesin edhe shërbimet e famshme sikurse Netflix, HBO dhe Hulu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme