Google sjell risi në Allo

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 20:30 | Nga

Google ka lëshuar një përditësim të ri për aplikacionin e mesazheve Allo, duke shtuar disa tipare të këndshme dhe praktike për të parandaluar largimin e përdoruesve nga platforma.

Një prej tipareve është pulla e re për Assistant. Më parë, është dashur të shkruhej @google për të bërë një kërkim, gjë që ishte e pavolitshme. Tani, vetëm mund të shtypni pullën e asistentit dhe të filloni të kërkoni.

Shtesa tjetër është kërkimi i GID. Shtypni pullën afër Assistant dhe rrëshqitni në të djathtë për të shkuar te kërkimi i GIF.

Për fund, emotikonet e zakonshme janë bërë të lëvizshme. Kështu, kur përdorni njërën prej tyre ato do të fillojnë të lëvizin dhe nuk do të jenë statike si më parë.

Versioni i përditësuar i aplikacionit është prezantuar për Android dhe së shpejti do të vijë edhe në iOS.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme