Hakerët pro-rus sulmojnë ueb-faqet e disa institucioneve dhe ministrive të qeverisë së Italisë

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Hakerët pro-rusë kanë sulmuar ueb-faqet e disa institucioneve dhe ministrive të qeverisë në Itali, ka njoftuar policia italiane.

Grupi italian i sigurisë kibernetike, Yarix ka deklaruar se sulmi ishte nisur të enjten në mbrëmje nga grupi i hakerëve i njohur si Killnet

Gjatë mëngjesit të sotëm ishte e pamundur të hyni në faqet e internetit të ministrisë së Jashtme italiane dhe shoqatës kombëtare të magjistratëv.

Reuters raporton se një sulm i ngjashëm ndodhi më 11 maj ndërsa policia fundjavën e kaluar njoftoi se kishte penguar një sulm kibernetik gjatë fazës së fundit të festivalit të këngës, “Eurovision”, i cili u zhvilluar në Torino.

Ndryshe, grupi i hakërreve Anonymous, disa herë ka ndërhyrë në serverët e televizioneve ruse, ku ka publikuar lajme rreth mizorive të trupave ruse që po kryejnë në Ukrainë. /Telegrafi/

Të ngjashme