Hapi i rëndësishëm që do të marrë Whatsapp për mbrojtjen e bisedave

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Aplikacioni popullor i mesazheve “WhatsApp” është duke testuar një veçori të gjurmëve të gishtave në versionin Android të aplikacionit për siguri shtesë.

Sipas WABetaInfo, funksioni u zbulua në modalitetin alfa për WhatsApp për Android (versioni 2.19.3). Artikulli gjithashtu thekson se funksioni do të jetë i disponueshëm së pari për pajisjet që funksionojnë në Android 6.0.1 (Marshmallow) ose më të vonshme, përpara se të futet në platformën iOS.

Sidoqoftë, mund të duhen disa muaj para se funksioni të fillojë zyrtarisht për të gjithë përdoruesit e Android, thotë WABetaInfo. Faqja e internetit shton se kyçja e gjurmëve të gishtërinjve është bllokim për të gjithë aplikacionin WhatsApp dhe jo për biseda specifike ose kontakte brenda aplikacionit.

Përdoruesit do të duhet të regjistrojnë gjurmët e gishtave të tyre në pajisje për të përdorur funksionin, ose nëse skaneri i tyre i gishtit është i prishur, ata mund të përdorin kredencialet e tjera të pajisjes – të tilla si PIN kodi – për të bllokuar aplikacionin, shton artikulli.

WABetaInfo gjithashtu pohon se WhatsApp në pronësi të Facebook thuhet se planifikon të integrojë Face ID si dhe Touch ID në versionin iOS, pasi modelet më të reja të iPhone-it (nga iPhone X dhe më vonë) nuk mbështesin gjurmët e gishtërinjëve.

Aktualisht, Whatsapp mbështet enkriptimin “end-to-end” për të mbrojtur mesazhat.

Të ngjashme