Harta interaktive e trurit mund të dallojë se çfarë po lexoni

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Jeni shumë të zënë ose dembelë për ta lexuar Moby Dick të Melville apo Anna Karenina të Tolstoyit? Është në rregull. Pavarësisht nëse i lexoni klasikët, ose i dëgjoni në vend të tyre, të njëjtat pjesë kognitive dhe emocionale të trurit ka të ngjarë të stimulohen. Dhe tani, është një hartë për ta dëshmuar këtë.

Neurologët e UC Berkeley kanë krijuar harta interaktive që mund të parashikojnë se ku kategoritë e ndryshme të fjalëve e aktivizojnë trurin. Harta e tyre e fundit është përqendruar në atë që ndodh në tru kur lexoni tregime.

Gjetjet, që shfaqen në Journal of Neuroscience, japin prova të mëtutjeshme se njerëz të ndryshëm ndajnë topografi të ngjashme semantike – ose kuptimplote – duke e hapur një derë tjetër për mendimet dhe rrëfimet tona të brendshme. Ato gjithashtu kanë implikime praktike për të mësuarin dhe për çrregullimet e të folurit, nga disleksia deri në afazi.

“Në një kohë kur më shumë njerëz po absorbojnë informacione përmes audio librave, podkasteve dhe madje edhe audio teksteve, studimi ynë tregon se, pavarësisht se ata i dëgjojnë ose lexojnë të njëjtat materiale, ata po përpunojnë informacione semantike në mënyrë të ngjashme,” tha autorja udhëheqëse e studimit, Fatma Deniz, një studiuese postdoktorale në neuroshkencë në Laboratorin Gallant në UC Berkeley dhe ish-bashkëpunëtore e Institutit Berkeley për Shkencën e të Dhënave.

Të ngjashme