Honda tërheq 1.2 milion automjete nga tregu

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania Honda është vënë në shënjestër të kritikave pas një aksidenti që u shkaktuar nga airbagu në shtetin e Merilandit të SHBA-së.

Incidenti në fjalë ka detyruar Hondan të tërheqë sot rreth 1.2 milion automjete në Amerikën Veriore dhe atë Qendrore të prodhuara mes viteve 2001-2016, pasi kanë një defekt në airbag.

Honda dhe Administrata Amerikane për Siguri në Trafik thanë se tërheqja ka të bëjë me një hetim nga aksidenti i 19 janarit të citit 2018 ku ishte përfshirë një Honda Odyssey e vitit 2004, ku u zbulua se inflatori i airbegut kishte shpërthyer.

Modelet që do të tërhiqen janë Honda Accord, Civic, Element, Fit, Odyssey, Pilot, Ridgeline, Acura, ILX, MDX, RDX, TL dhe ZDX. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme