Honor Band 5 mund të lansohet së bashku me Honor 9X

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Honor Band 4 është lansuar në shtator të vitit të kaluar dhe së shpejti mund të bëhet me pasardhës i cili do të mund të quhet Band 5. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i kompanisë, George Zhao, përmes publikimit të një fotografie në rrjetin social kinez Weibo.

Zhao ka publikuar fotografinë e pajisjes së re e cila duket e ngjashme me Band 4. Siç shihet nga fotografia, pajisja ka ekranin me ngjyrë, ndoshta AMOLED, i cili ka edhe një buton në formë të rrumbullakët.

Sikurse Band 4, edhe Band 5 do të monitorojë të rrahurat e zemrës suaj por po ashtu do të mund të masë edhe nivelet e oksigjenit në gjakun tuaj dhe do t’ju ndihmojë të zbuloni lodhjen, apatinë, marramendjen, dhe natyrisht, monitoron gjumin tuaj.

Zhao nuk ka zbuluar datën e lansimit të Band 5, por marrë parasysh paraardhësin e kësaj pajisjeje që është lansuar krahas Honor 8X, ndoshta mund të shohim të zyrtarizohet Band 5 më 23 korrik, ku në të njëjtën datë është caktuar që të zbulohet Honor 9X.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme