Hotel luksoz në katër rrotë, automjeti që kushton 400 00 euro

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 18:00 | Nga

Me ngrohje nën dysheme, dush dhe një shtrat për dy persona, ky automjet-shtëpi është mjeti më luksoz që keni parë.
Automjeti 10 metra i gjatë Morelo Empire Liner përmban gjithashtu edhe një kuzhinë, të përsosur për të përgatitur gjëra në ndalje.

Dhe një dhomë gjumi me shikim nga qielli nënkupton se pronari i automjetit mund të kënaqet gjatë mbrëmjes duke shikuar yjet përderisa shtrihet për të fjetur.

Ky automjet-shtëpi është i fuqizuar nga një motor 7.7-litërsh i cili prodhon 400 kuaj-fuqi, pothuajse sa një Lamborghini Aventador.

Por ky automjet luksoz vjen me një çmim të lartë. Automjeti-shtëpi, i njohur si ‘super-liner’, kushton 420,000 euro.

Morelo Empire Liner do të prezantohet në shfaqjen ‘Motorhome & Caravan Show 2016’ që do të mbahet në Birmingham këtë javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme