HP rifreskon laptopët Stream me harduer e teknologji të reja

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 23:22 | Nga

HP prezantoi ditën e sotme një rifreskim të laptopëve Stream, një linjë kompjuterësh buxhetor me Windows 10, e cila shërben si një alternativë krahas Chromebook-ëve.

Versionet më të fundit të linjës Stream përfshijnë një rifreskim të modelit 11.6 inç, hibridit x360 si dhe një rikthim të një modeli 14 inç.

Laptopët e rinj do të kenë antenë të dyfishtë 802.11ac për më shumë konektivitet. Janë të disponueshëm në katër ngjyra: blu, purpurt, të bardhë dhe zezë.

Modelet në fjalë përmbajnë opsione si ekrane me rezolucion të lartë HD WLED me teknologjinë e reduktimit të reflektimeve Anti-Glare. HP zgjodhi të mos përditësonte modelin 13 inç.

HP-së i ka munguar një model 14 inç që kur prezantoi HP Streambook 14 në 2014-ën. Modeli bazë i laptopit të ri ka një procesor Intel Celeron N3060, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, lexues karte dhe Windows 10 Home. Ekrani për modelin standard ka rezolucion 1366×768.

Modeli 11 inç ka pothuajse të njëjtat specifika dhe është vetëm 0.7 inç i trashë dhe peshon 1.4 Kilogram. Së fundit Stream x360 ofron gjithashtu të njëjtat specifika të harduerit me një peshë prej 1.3 kilogram. /PCWorld Albanian/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme