HTC me linjën e re të telefonave Ocean?

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 15:35 | Nga

Gjatë ditëve të kaluara ka qarkulluar online një imazh i një telefoni HTC.

Në atë kohë, mendohej se imazhi mund të jetë vetëm një koncept i krijuar nga ndonjë dizajner, megjithatë, tani duket se mund të jetë ndryshe.

Një cicërrimë nga LlabTooFeR ka sugjeruar se një telefon i ri nga HTC mund të jetë në ndërtim e sipër. Cicërima nuk specifikon këtë lajm mirëpo duket se të paktën tre modele të reja HTC të linjës ‘Ocean’ janë duke u punuar.

Modelet e ardhshme mendohet se do të quhen HTC Ocean Master, Ocean Note dhe Ocean Smart. Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse ‘Ocean’ është emri i ri i telefonave të ardhshëm të HTC ose mund të reprezentojë një seri të re, si puna e serisë së fundit ‘Desire’.

Po ashtu, ende nuk dihet se kur do të lansohen këto pajisje pasi që HTC së fundi është e angazhuar në linjën Pixel dhe Pixel XL, pajisjet e ardhshme mund të mos lansohen së shpejti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme