Huawei do të mund t’i prezantojë dy versione të azhurnuara të Watch GT

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Vitin e kaluar, kur Huawei e prezantoi serinë Mate 20, kompania gjithashtu e publikoi edhe orën e mençur Huawei Watch GT. Sipas sajtit WinFuture. Huawei do t’i prezantojë versionet e azhurnuara të pajisjes së bartshme së bashku me Huawei P30 dhe P30 Pro, të paralajmëruara për 26 mars. Priten dy modele, të cilat do të duhej të kenë emërtimet Huawei Watch GT Active dhe Huawei Watch GT Elegant, përcjell PhoneArena.

Modelet e reja do të duken kryesisht si versioni origjinal i orës, ato do të pajisen me ekrane OLED 1.39 inçëshe, me pak më pak ndryshime në ngjyra të shtëpizës dhe korniza. Përveç kësaj, duket se bateritë litium-jon të Huawei do të zëvendësohen me litium-polimer, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Huawei vendosi ta lansojë Watch GT me sistemin e vet operativ, jo me Wear OS, dhe ky ka të ngjarë të jetë rasti edhe me modelet e reja të orëve të mençura. Të dyja pajisjet do t’i mbështesin si iOS ashtu edhe Android, do ta monitorojnë punën e zemrës, gjumin dhe ushtrimet, shkruan KOHA Ditore.

Sugjerohet që GT Active do të jetë në dispozicion në ngjyrë të gjelbër të errët dhe atë portokalli, ndërsa GT Elegant do të ketë variant të zi dhe të bardhë. Çmimet e të dy orëve të mençura do të jenë 249 dhe 229 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme