Huawei e mbron emrin për sistemin operativ mobil Harmony

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Sajti LetsGoDigital raporton se Huawei e ka mbrojtur emrin për sistemin e ri operativ mobil, të quajtur Harmony, tek EUIPO (European Union Intellectual Property Office), me datë të 12 korrikut.

Kompania më parë e kishte mbrojtur markën tregtare për HongMeng OS në Kinë, por në fund rezultoi se ajo ishte e dedikuar për pajisjet e Internet of Things, shkruan KOHA Ditore.

Sistemi operativ mobil i Huaweit mund të jetë i gatshëm për lansim deri në fund të vitit për përdoruesit në Kinë, theksoi Yu Chengdong – CEO i kompanisë Huawei. Lansimi global i platformës do të mund të pasojë gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.

Sistemi operativ është lavdëruar në intervista të shumta nga zyrtarët e kompanisë, të cilët theksuan se OS-i është 60% më i shpejtë se Androidi.

Të ngjashme