Huawei Honor V9 vjen më 21 shkurt

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 17:03 | Nga

Një telefon i ri Huawei do të bëhet zyrtar këtë muaj. Sipas një imazhi të shfaqur nga kompania kineze, Honor V9 do të zbulohet më 21 shkurt, një javë para konferencës teknologjike, Mobile World Congress.

Sipas listimit në TENAA, pajisja do të fuqizohet nga procesori me 2.4GHz dhe do të ketë ekran QHD të madhësisë 5.7 inç. Opsionet e RAM memories përfshijnë variantet 4GB dhe 6GB ndërsa hapësira ruajtëse mund të ketë 64GB ose 128GB.

Sa i përket kamerave, V9 do të ketë dy kamera në anën e pasme me nga 12MP dhe kamerën frontale prej 8MP.

Pajisja do të punoj me Android Nougat. Bateria e V9 do të ketë kapacitet prej 3,900mAh, ndërsa sensori i gjurmëve të gishtërinjve po ashtu do të jetë i përfshirë në pjesën e pasme të pajisjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme