Huawei Mate 30 mund të jetë telefoni i parë me çipset 7nm EUV Kirin 985

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Huawei Mate 30 mund të bëhet telefoni i parë i cili do të livrohet me çipsetin e krijuar në procesin Extreme UltraViolet (EUV). Çipseti do të jetë Kirin 985, dhe do të prodhohet në fabrikat e TSMC, raporton GSMArena.

Ende do të punohet në çipin 7nm, ndërsa përmirësimet e EUV do ta mundësojnë një dendësi 20% më të lartë të tranzitorëve. Kjo do të promovohet si 7+ nm. Megjithatë, pritet që përfitimet që EUV do t’i sjellë do të jenë edhe më të theksuara me node më të vogla (për shembull, 5nm).

Kirin 985 do të mbërrijë me një takt më të madh për performancë më të mirë dhe me siguri konsum më të mirë, por arkitekturat CPU dhe GPU për pjesën më të madhe do të mbeten të njëjta. Gjithashtu, pritet që çipseti i ri do ta ketë një modem të integruar 5G, shkruan KOHA Ditore.

Huawei ka plane shumë më të mëdha sesa të jetë kompania që i sjell zgjidhjet e “para botërore”. Gjiganti kinez dëshiron të mbështetet më shumë në zgjidhjet e veta, deri në pikën ku 60% e çipave që i përdor të vijnë nga HiSiliconi. Gjatë vitit 2019, kjo shifër është në 45%, që është një rritje prej 40% nga viti i kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme