Huawei synon të shesë 200 milionë telefona këtë vit

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 15:31 | Nga

Sot, përmes një video në rrjetin social kinez Weibo, kreu i Huaweit Yu Chengdong ka thënë se kompania synon të shesë 200 milionë telefona këtë vit.

Ai zbuloi se kompania vjet ka shitur 150 milionë telefona, duke përfshirë edhe serinë Honor, kështu që rritja e shitjeve në 200 milionë do të ishte një gjë e madhe – diku 30 për qind, transmeton Koha.net.

Tre muajt e parë të këtij viti e panë Huawein në vendin e tretë sa i përket shitjes së telefonave, pas Apple dhe Samsungut, dhe e panë atë në vendin e parë në tregun e shtëpisë (Kinë) me Xiaomin, Oppon dhe Samsungun.

Megjithatë, biznesi me celularë i Huaweit do të ketë vështirësi në garën globale me Applen dhe Samsungun derisa të fillojë të shesë pajisjet e saj edhe në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme