Huawei thumbon Applein

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Apple prezantoi të hënën disa shërbime, ndërsa Huawei, që pritet të lansojë linjën e re të telefonave sot ka thumbuar gjigantin amerikan pak orë pas prezantimeve.

Huawei në Irlandë përmes një postimi në Twitter, ka “falënderuar” shefin e Apple-it, Tim Cook.

“Faleminderit për parapërgatitjen, tani shkojmë në eventin kryesor”, ka shkruar kompania.

Ngjarja e sotme e Huaweit do të mbahet në Paris.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme