Hulumtuesit punojnë në krijimin e telefonit që punon pa bateri

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 11:08 | Nga

Të gjithë e dimë se telefonat e mençur kërkojnë sasi të madhe të energjisë dhe duket se ende nuk jemi gati për të ulur kërkesat tona për të zvogëluar shpenzimin e baterisë.

Fatmirësisht, shkencëtarët nga Universiteti në Uashington treguan se në të ardhmen mundemi të zgjidhim në tërësi problemin e baterisë.

Pajisja e re, e cila ndodhet në fazën e hershme të kërkimit, përdor teknologji të sinjalit kthyes. Konkretisht, funksionimi i tij është i bazuar në radiovalët, të cilat sillen rreth nesh derisa ne komunikojmë, shkruan IFLScience.

Ekipi shkencor nga Uashingtoni deri më tash ka arritur të demonstrojë thirrjen me zë prej telefonit pa bateri te telefoni i mençur Android transmeton Zhurnal.

Megjithatë, stacioni bazë mundëson telefonin mobil që të jetë deri 15 metra larg gjatë bisedës, por gjërat mund të ndryshojnë nëse stacionet bazë integrohen në kullat telefonike.

“Ato kanë disa qindra herë energji më të fuqishme, andaj diametri mund të rritet ndoshta deri në një kilometër”, ka thënë pjesëmarrësi i projektit Vamsi Tala, i cili ka punuar në prototip.

Ekipi tash po punon në përmirësimin e kualitetit dhe zhvillimin e thirrjeve. Shpikja aktualisht funksionin sikur walky-talky, andaj duhet të shtypni butonin për t’u transferuar nga biseda në dëgjim dhe anasjelltas. Po shqyrtohet edhe vendosja e ekranit e-ink, për të mundësuar dërgimin e porosive.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen përdorimi i telefonave të mençur pa bateri do të jetë i mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme