Instagrami prezanton aplikacionin e ri Threads

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Më herët këtë vit, Instagrami vendosi ta mbyllte aplikacionin e vet Direct për dërgim të mesazheve. Pas kësaj, janë shfaqur informacione për aplikacioni e ri të kompanisë, të emërtuar Threads, raporton Ubergizmo.

Instagrami tani e ka prezantuar zyrtarisht Threads, aplikacionin e vet të ri për dërgim të mesazheve. Dallimi në mes aplikacioneve Direct dhe Threads është në privatësinë e përmirësuar, shkruan KOHA Ditore. Ndërsa Direct u lejonte të gjithëve të dërgonin mesazhe, Threads u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi atë se me kë chatojnë.

Përdoruesit do të mund të krijojnë dhe shkëmbejnë foto dhe video, ndërkohë që do të ekzistojnë edhe funksionet si Status updates. Kjo do t’ua mundësojë përdoruesve të krijojnë azhurnime për statuset e tyre, për t’i njoftuar të tjerët se çfarë po bëjnë.

Aplikacioni i Instagramit Threads do të jetë në dispozicion të përdoruesve nga sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme