Instagrami shënjestron pëlqimet dhe komentet e rreme

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Platforma shumë popullore e shpërndarjes së fotografive, Instagram, prezantoi një nismë të re e cila do të shënjestrojë pëlqimet dhe komentet e rreme.

Kompania tha se kanë zhvilluar mjete të cilat mund të identifikojnë llogari të cilat përdorin aplikacione dhe shërbime për të gjeneruar popullaritet artificial.

Çdo llogari e cila bën këtë gjë do të paralajmërohet dhe do ti kërkohet të ndryshojë fjalëkalimin.

Që nga lansimi në 2010-ën, Instagrami është shndërruar në mjet shumë i rëndësishëm për ata të cilët përpiqen të grumbullojnë audienca të mëdha për tu paguar më pas nga reklamimi.

Pagesat e kësaj forme përcaktohen sipas madhësisë së audiencës.

Image

Kështu ata janë drejtuar nga aplikacionet e palëve të treta për të gjeneruar sa më shumë ndjekës qoftë edhe ndjekës artificialë.

Këto shërbime zakonisht kërkojnë prej përdoruesve të tyre të japin informacionet private të kyçjes, diçka që Instagrami thotë se shkel udhëzimet komunitare dhe kompromenton sigurinë individuale.

Instagrami u ble nga Facebooku në 2012-ën për 1 miliard dollarë dhe vijoi të rritej në popullaritet me kalimin e viteve.

Në muajin shtator, themeluesit e Instagramit u larguan nga kompania pas tensioneve me Mark Zuckerbergun, kreun e Facebookut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme