Inteli publikon pa planifikuar specifikimet e procesorëve të gjeneratës së nëntë të serisë H

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Intel i ka publikuar specifikimet e procesorëve të gjeneratës së nëntë të serisë Core H, edhe pse kompania nuk po planifikonte që detajet të bëheshin publike. Core i9-9980HK do të jetë model premium, por do të jetë gjithashtu i vetmi procesor mobil i cili mund të overclockohet.

Procesori Core i9-9980HK i ka 16 MB L3 cache dhe arrin takt prej 5GHz. Modeli I9-9880H, i cili nuk mund të overclockohet, ka gjithashtu cache L3 dhe e arrin një takt punues prej 4.8GHz.

Image

Dokumentacioni i Intelit i tregon edhe procesorët i7-9850H dhe i7-9750H me 12MB L3 cache dhe takt maksimal punues prej 4.6GHz. Pastaj janë edhe modelet i5-9400H dhe i5-9300H me 8MB L3 cache dhe takt pune prej 4.3GHz dhe 4.1GHz.

Numri i bërthamave në procesorë duket të jetë i ngjashëm me linjën desktop, nga tetë për modelet i9 dhe i7 dhe nga gjashtë për procesorët i5. Ende nuk dihet se kur do të shfaqen procesorët mobil në treg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme