iPad Pro i parë 5G nuk pritet para vitit 2021

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Shumica e lajmeve dhe bisedave rreth Apple dhe mbështetjes 5G kanë të bëjnë me iPhone. Apple dhe Qualcomm i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e ndërsjella dhe iPhone 5G pritet vitin e ardhshëm, sipas PhoneArena. Megjithatë, çfarë do të ndodhë me pajisjet iPad të kompanisë?

Përgjigjen në këtë pyetje na e sjell analisti i mirënjohur Ming-Chi Kuo. Sipas analizës së tij, pritet që iPadi i parë 5G do të livrohet jo më herët se 2021. Para kësaj, Kuo pret që dy modelet e reja iPad Pro të hyjnë në prodhim masiv në mes të tremujorit të fundit të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Pritet që modelet të kenë madhësi të njëjtë të ekranit prej 11 dhe 12.9 inçësh, si modelet aktuale, por ende nuk do të ofrojnë mbështetje për 5G.

Përveç shtimit të modem çipave 5G në iPad Pro gjatë vitit 2021, Kuo pret që Apple do ta implementojë LCP (liquid crystal polymer) për soft board në të njëjtën kohë. Kjo do të duhej ta reduktonte humbjen e sinjalit dhe ta përmirësonte performancën e rrjetit. Sipas Kuo, për shkak se iPad Pro përdoret për qëllime pune dhe për argëtim, tableti do të duhej ta ofronte një koneksion më të mirë sesa iPhone, shkruan KOHA Ditore.

Përveç lajmeve për mbështetjen e 5G, janë paraqitur edhe disa informata shtesë për tiparet e ardhshme të tabletit Apple. Thashethemet sugjerojnë që Apple do ta shtojë mbështetjen për miun dhe tastierën në iPad Pro nëpërmjet softuerit iOS 13. Kjo mund të ndihmojë për ta bërë iPad Pro një lloj zëvendësimi për laptop (Apple qysh tash po thekson se iPad Pro është më i shpejtë se 92% e laptopëve).

Të ngjashme