iPhone 7 edhe me diamantë

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 00:31 | Nga

Para për të hedhur? Nëse vërtet paratë nuk përbëjnë problem për ju atëherë iPhone 7-ën e ri që do të dalë në shtator do të keni mundësi ta porosisni në një model super luksoz. Ai vjen me diamante të mëdhenj, të vegjël në ngjyrë të verdhë, pink, ngjyrë ari dhe platin.

Por jo vetëm, për ngjyrën mund të zgjidhni ndërmjet 120 opsioneve të mundshme. Në versionin e saj normal pajisja do të kushtojë 5,000 dollarë, por nëse e ndjeni veten vërtet të pasur, mund ta porosisni atë me një çmim prej 1.3 milion dollarësh, në varësi të modelit që do të zgjidhni.

Kjo duket pak e tepruar për një telefon që do të bëhet pak “jashtë mode” në më pak se një vit, edhe pse ju jeni shumë të pasur.

Nëse doni t’i derdhni paratë në pamjen e telefonit tuaj mund të porosisni “Bespoke Collection Imperial models” që e ndryshon tërësisht atë duke e çmontuar në fillim, derisa në fund i jep një pamje vërtet luksoze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme