iPhone 7 Plus shitet ende pa u lansuar zyrtarisht

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 09:50 | Nga

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të lansohen nesër mirëpo nëse nuk keni bërë para-porositje të iPhone 7 Plus, mund të keni vështirësi të bleni një.

Apple ka njoftuar se iPhone 7 Plus tashmë është shitur ndërkohë që iPhone 7 është i gatshëm për shitje në sasi të limituara në dyqanet e kompanise.

Gjiganti amerikan poashtu ka lajmëruar se iPhone 7 me ngjyrën ‘Jet Black’ nuk do të jetë prezent në ditën e lansimit pasi që edhe ky model është shitur plotësisht.

“Gjatë periudhës së para-porositjeve online, të gjitha sasitë e iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 jet black janë shitur dhe nuk do të jenë të gatshme për porositje fizike në lansimin e ditës së nesërme.” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus për herë të parë e kanë vendosur Kosovën në mesin e shteteve ku do të lansohen fillimisht. IPKO është operatori mobil ekskluziv i cili e ofron iPhone 7.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme