iPhone 7 rezistent, por jo i mbrojtur ndaj ujit

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 17:21 | Nga

iPhone 7 zyrtarisht është rezistent ndaj ujit, por ai nuk është i mbrojtur ndaj tij.

Kjo do të thotë se nuk mund të hyni në pishinë dhe të bëni foto me kamerën e tij, raporton Business Insider.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të mërkurën, Apple ka bërë të ditur se iPhone 7 ka IP67 rezistent ndaj ujit, që do të thotë se mund të punojë teknikisht në një thellësi prej 1 metër nën ujë në kohëzgjatje prej 30 minutave.

Kjo është një kohë e gjatë nëse telefoni bie në ujë aksidentalisht. Megjithatë, Apple nuk do të mbulojë dëmtimet nga uji të iPhone 7 dhe nuk ju jep garanci, prandaj është më mirë që ta mbani aty larg ujit.

Nëse iPhone 7 do të ishte i mbrojtur ndaj ujit atëherë mund ta përdornit edhe në një thellësi e kohëzgjatje më të madhe nën ujë. Por, ai nuk është “ëater proof”, prandaj mos e përdorni atë kur zhyteni në thellësi të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme