IPhone 8 do të vijë me një ndryshim që s’na e kishte marrë mendja

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 14:46 | Nga

Apple ka porositur material plastik për ekranin e iPhone 8. Deri tek iPhone 7-a, kjo seri telefonash ka qenë “smart phone-i prej xhami”, por sipas medias japoneze, nuk do të jetë më kështu.

Ekrani i iPhone 8 do të jetë OLED dhe do të ketë formë të lakuar, ashtu si modelet e fundit të Samsung Galaxy, Galaxy 6 Edge dhe Galaxy 7 Edge.

Përveç këtij ndryshimi, raportime të mëparshme thonë se iPhone 8 do të vijë pa butonin e rrumbullakët. Megjithatë mbetet për t’u parë deri në shtatorin e vitit që vjen, kur do të jetë edhe 10-vjetori i iPhone.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme