iPhone ka një tastierë sekrete të cilën askush nuk e ka zbuluar deri tani

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 15:55 | Nga

Si duket, Apple ka dizajnuar një tastierë për përdorim me një dorë në iOS dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tani.

Zbulimi është bërë nga Steve Troughton-Smith i cili e ka shfaqur këtë tipar në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas Smith, tastiera për një dorë është pjesë e iOS që prej lansimit të iOS 8 dhe askush nuk e ka ditur këtë deri më tani.

Tastiera është gjetur në Apple Xcode dhe është e përshtatshme për kohët kur njëra prej duarve tuaja është e lënduar apo e mpirë.

Tastiera e re mund të përdoret në anën e majtë dhe në të djathtën. Megjithatë, arsyeja kryesore pse ky tipar ka mbetur i panjohur deri më tani është se duhet të gjindet përmes një mënyre jo zyrtare për t’u funksionalizuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme