iPhone XR dominoi shitjet e Apple në gjysmën e parë të 2019

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Këto ditë, çmimet e telefonave tanë inteligjentë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë deri në pikën kur pajisjet e intervalit mesatar kanë filluar të duken si alternativa mjaft të mira. 

Kjo mund të jetë arsyeja pse iPhone XR i Apple po rrugëton kaq mirë, sepse edhe pse me një çmim fillestar prej 749 dollarë, nuk është saktësisht i lirë, ai është akoma disa qindra dollarë më i lirë se modelet iPhone XS dhe XS Max.

Gjithashtu nuk është për t’u habitur të kuptojmë që iPhone XR mbizotëroi në dërgesat e telefonave në gjysmën e parë të vitit 2019, ku sipas analistëve në IHS Market, ata zbuluan se për gjysmën e parë të vitit, iPhone XR në të vërtetë u shit në 26.9 milion njësi. 

Telefoni në vendin e dytë është Samsung Galaxy A10 i cili arriti vetëm gjysmën e shitjeve tëiPhone XR, në 13.4 milion njësi. 

Sa i përket iPhone-ëve premium, iPhone XS Max arriti vetëm 9.6 milion njësi, duke e vendosur atë në vendin e nëntë. 

Kjo në të vërtetë nuk është hera e parë që po dëgjojmë për mbizotërimin e iPhone XR. Më parë, ishte raportuar se këto pajisje përbënin 39% të shitjeve të iPhone në dhjetor 2018.

Këto shifra të reja duket se konfirmojnë se XR po tregohet më i suksesshëm se iPhone-ët premium. 

Apple pritet të rifreskojë iPhone XR sot ku mund të vijë me RAM dhe kamera të përmirësuar.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme