iPhone XS ka një problem shumë të madh

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Përdoruesit e iPhone po raportojnë për një problem me celularin e ri të Apple, që do të thotë se pajisjet e tyre nuk po mbushen me rrymë kur po futen në prizë.

Sipas disa llogarive në rrjete sociale si dhe disa forumeve të Apple, disa pajisje nuk po mbushen nëse po futen në rrymë në “sleep mode”, që do të thotë se ekrani është i fikur.

Disa funksionojnë vetëm nëse ekrani është i ndezur dhe pajisja është aktive.

Apple nuk ka komentuar mbi këtë problem, që vjen pas pretendimeve të përdoruesve se kamera e re në XS dhe XS Max po i “zbukuronte” fotografitë.

Disa thonë se problemi me mbushje mund të jetë shkaktuar nga një përditësim i sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme