IPKO sjell ofertën më të mirë promocionale për TV dhe internet!

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Për 7 ditët e ardhshme, IPKO dhe DigitAlb po sjellin ofertën më të mirë promocionale për klientët e rinj të cilët nuk kanë përjetuar ende përmbajtjen më të mirë dhe cilësinë superiore të shërbimeve të kombinuara (TV + internet), transmeton Ekonomia Online

Klientët e rinj tani mund të marrin pakon LIGHT për vetëm 15 euro në muaj dhe ULTRA për vetëm
18 euro në muaj.

Përveç ofrimit të filmave, dokumentarëve dhe emisioneve më të mira dhe
aktuale, ajo që e dallon pakon ULTRA është përmbajtja më e pasur
sportive, duke përfshirë ligat më të shikuara të futbollit që transmetohen
me të drejta ekskluzive në vend.

Qoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentarë, klientët e
pakove LIGHT dhe ULTRA mund të shijojnë përmbajtjen më të mirë
televizive, gjithashtu përmes TViM, VOD dhe Catch-up TV.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për
ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, cilësi më të mirë të shërbimit dhe kujdes ndaj klientit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme