Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 7

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 20:34 | Nga

iPhone i ardhshëm mund të mos jetë një revolucion por është e pamundur të mos tërheqë vëmendjen e shumë konsumatorëve në mbarë botën.

Apple do ta transmetojë live evenimentin e prezantimit ditën e mërkurë më 7 shtator në auditorin Bill Graham në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.

Mjafton që të ruani këtë faqe në listën e preferencave në shfletuesin tuaj dhe çdo gjë do të jetë gati. Apple ofron edhe një lidhje për të shkarkuar një përkujtues, i cili do të ruhet në kalendarin tuaj dhe do të sjellë në vëmendje orarin evenimentit.

Surpriza e vërtetë është aktivizimi i llogarisë së Apple në Twitter e cila ka vetëm një cicërimë, atë të evenimentit të 7 shtatorit. Nëse ri-cicëroni këtë postim do të kujtoheni nga Twitter për orarin e evenimentit.

Për të ndjekur live nga shfletuesi duhet të keni një kompjuter Mac me OS X 10.8.5 dhe Safari 6.0.5. Përdoruesit e kompjuterave Windows gjithashtu do të kenë mundësi ta ndjekin përmes Microsoft Edge në Windows 10.

Ditën e nesërme priten surpriza të mëdha nga Apple, që nga një model i ri i iPhone të shumëpërfolur tek një orë e re inteligjente Apple Watch. Nuk përjashtohet as mundësia e prezantimit të modeleve të reja të kompjuterave Mac.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme