Jaguari feston 70-vjetorin e veturës sportive

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti britanik i veturave, Jaguar, do të festojë 70-vjetorin e veturës sportive, XK120, me një version të veçantë të modelit F-Type.

F-Type aktualisht është prezantues i shpirtit sportiv të Jaguarit. Ai është pasardhës i modelit origjinal XK120 i lansuar më 1948. Pas XK120 kishin ardhur E-Type, XK dhe XJ220.

Versioni i veçantë do të jetë i disponueshëm në versionet coupe dhe cabrio. Konsumatorët mund të zgjedhin mes dy motorëve.

Një nga motorët është me katër cilindra benzinë 2.0-litra me 300 kuajfuqi dhe një motor V6 3.0-litërsh 385 kuajfuqi. Të dy motorët vijnë me një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme