Japonia do të ndërtojë super-kompjuterin më të shpejtë në botë

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 17:16 | Nga

Japonia po dëshiron të ndërtojë një super kompjuter shumë efikas, i cili gjithashtu do të bëhej super kompjuteri më i shpejt në botë në vitin 2017.

Projekti ka gjasë që shumë shpejt të ofrojë një platformë për hulumtim në fushat e robot-ikës, veturave pa shofer dhe diagnostikimit të sëmundjeve.

Ndërtimi i këtij super kompjuteri është pjesë e një rregulli qeveritar i cili ka qëllim ta kthejë magjinë e Japonisë në fushën e teknologjisë, vend ky që është përballur me konkurrencë me përparimet mbresëlënëse të bëra nga Kina dhe Koreja e Jugut.

Në përpjekje për ta çuar Japoninë në krye të renditjes së super kompjuterëve më të mirë në botë, inxhinierët japonezë do të ndërtojnë një makinë që do të kapërcejë kapacitetin e përpunimit prej 130 petaflopë në vitin e ardhshëm.

Fuqia përpunuese e kompjuterit nënkupton se ai do të jetë në gjendje që të prodhojë 130 kadrilion llogaritje në sekondë. Në krahasim, super-kompjuteri më i shpejt në botë, Sunway Taihulight i Kinës, është në gjendje të prodhojë 93 petaflopë.

Nëse inxhinierët japonezë ia arrijnë qëllimit, super kompjuteri i Japonisë do të bëhej super-kompjuteri më i shpejt në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme