Kjo është gruaja prapa zërit të Siri (Video)

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Në korrik të vitit 2005, një aktore me zë me emrin Susan Bennett u punësua për të incizuar disa materiale. Për një muaj të tërë – 4 orë në ditë, 5 ditë në javë – ajo u ul në një studio dhe lexoi fjali që në fillim nuk kishin asnjë kuptim.

Gjëra si, “Thuaj zzzzzzzzzz përsëri”. Më pas, kur puna u krye, Bennett mbushi normën e saj dhe kaloi në një tjetër nivel. Asaj kurrë nuk i treguan se për çfarë do të përdoren këto incizime.

Ajo nuk ia kishte idenë se gjashtë vjet më vonë, zëri i saj do të ishte në duart e miliona njerëzve përreth botës, duke u bërë i përjetshëm si zëri i asistentit virtual më të njohur në historinë e celularëve: Siri.

Sot, asistentët virtual si Siri, Cortana dhe Alexa janë duke u bërë edhe më të popullarizuar – por rrallë e kemi rastin t’i njohim këta njerëz prapa këtyre zërave, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë që ajo e kishte me CNN vite më parë, tregoi rreth jetës së saj dhe eksperiencave si zëri origjinal i Siri. Shikojeni videon më poshtë, për të parë dhe dëgjuar gruan prapa zërit të Siri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme