Kompania holandeze shndërron Ferrarin në karavan

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Vandenbrink Shooting Brake, është seria e re e gjigandit italian të automobilave “Ferrari”.

Ky modifikim i kësaj marke prestigjioze të veturave në “karavan”, ka ardhur nga një kompani holandeze e quajtur VandenBrink.

Kjo kompani ka prezantuar një Ferrari të quajtur Vandenbrink Shooting Brake, e cila është cilësuar si një ‘vepër arti’.

Modeli 612 Scaglietti në një veturë karavan me katër dyer e katër ulëse, e ngjashme me Porsche Panamera Sport Turismo.

Vandenbrink Shooting Brake ka motorin 5.7 litërsh V12 i cili prodhon 540 kuajfuqi e vjen me një çmim prej 300 mijë eurosh.

Të ngjashme