Konfirmohen çmimet e Galaxy A6/A6+ për Evropë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 18:07 | Nga

Janë zbuluar çmimet për Europë të smartfonëve të rinj të Samsungut – Galaxy A6 dhe Galaxy A6+ (2018).

Galaxy A6 (2018) do të kushtojë 309 euro, ndërsa Galaxy A6+ (2018) 369 euro dhe të dytë do të jenë në dispozicion me ngjyrë vjollce, ari, të kaltër dhe të zezë, transmeton Koha.net. Po ashtu, modeli A6 do të jetë në dispozicion për Europë pas tre javë ndërsa modeli Plus pas katër javë.

Gjithashtu, Galaxy A6 (2018) pritet të vijë me ekran 5.6-inç Super AMOLED e raport prej 18.5:9, kamerën kryesore prej 16 megapikselë, si dhe baterinë prej 3,000 mAh. Ndërsa, Galaxy A6+ (2018) pritet të vijë me ekran 6.0-inç Super AMOLED, kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3,500 mAh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme