Konfirmohet data e lansimit të Honor 10

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:22 | Nga

Honor ka dërguar ftesat për një ngjarje të cilën do ta mbajë më 19 prill dhe kjo konfirmon se Honor 10 do të jetë ylli i ngjarjes.

Fotografi promovuese zbulon disa specifikat kyçe, duke përfshirë ato që tashmë i dimë.

Honor 10 do të zyrtarizohet pas 10 ditëve dhe pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë si dhe me aplikacioni AI, transmeton Koha.net. Po ashtu, fotografi zbulon se ky smartfon mund të vijë me ngjyrë të njëjtë sikur të Huawei P20 – Twighlight.

Gjithashtu, Honor 10 pritet të vijë me ekran 5.8-inç, procesor Kirin 970, si dhe kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 20 megapikselë, sikur të P20. Çdo gjë tjetër do të zbulohet më 19 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme