Krijohen rrezet që depërtojnë materialet e ngurta

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Përse sheqeri s’është transparent? Sepse drita që depërton në një copë sheqeri shpërndahet, ndryshohet apo devijohet në një mënyrë të kompleksuar. Gjithsesi, një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Utrechtit kanë arritur të shfaqin një valë të dritave të veçanta për të cilën s’ka pengesa nga materialet e çrregullta.

Në eksperimentin e shfaqur, drita kalon në materien e caktuar dhe arrin në anën tjetër në të njëjtën formë sikur materiali të mos ishte fare në mes.

Shkencëtarët nga Instituti i Fizikës Teorike në Vjenë kanë zhvilluar metoda matematikore për të shpjeguar efektet e shpërndarjes së dritës.

Përmes këtij studimi ata po përpiqen të arrijnë edhe shpjegimin e interierit të objekteve të caktuara.

Për të arritur te rezultati, shkencëtarët përdorën një shtresë të oksidit të zinkut – një shtresë e errët, në të cilën lëshuan rrezet e dritës dhe matën se si kaluan përtej deri në shtresën e ardhshme.

Nga kjo, sipas Allar Moskut të Universitetit të Utrechtit, u arrit të kuptohej se si kalonin valët e dritave varësisht nga materiali që kanë në mes.

Ky po konsiderohet hapi i parë i rëndësishëm në arritjen e progresit në këtë fushë të shkencës.

Materialet e çrregullta i referohen materialeve që s’janë metalike e as transparente. Plastika, druri, guri e qeramika janë disa shembuj të këtyre materialeve.

Të ngjashme