Kryhen dërgesat e para të Bugatti Chiron (Video)

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 23:30 | Nga

Në Molsheim të Francës, ku ndodhet baza kryesore e kompanisë Bugatti, janë kryer tri dërgesat e para të modelit Chiron.

Klientët fatlumë, të cilët janë regjistruar kohë më parë që t’i blejnë këto super-vetura, kanë pasur rastin t’i kenë në pronësi, vetëm pak ditë pas lansimit.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si janë punuar me kujdes nga më shumë se 50 punonjësit e punëtorisë të quajtur Atelier.

Deri në fund të vitit, këtë vend do ta lënë 70 njësitë e koleksionit, derisa gjatë tremujorit të parë do të dërgohen vetëm 12 makinat e para.

Për të blerë këto Chiron, klientët kanë paguar nga 2.62 milionë dollarë, ndërsa është dashur të aplikojnë shumë kohë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme