Kur do të nisen automobilat fluturues

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 09:44 | Nga

Automobil fluturues “PAL-V Liberty” u paraqit në “Geneva Motor Show 2018” në Zvicër, duke mahnitur të pranishmit me një version të plotë gati për fluturim, dhe për këtë kompania holandeze thotë se është e para në botë.

Megjithatë, “Liberty” nuk është automobili i vetëm fluturues në botë, pasi disa kompani të ndryshme tashmë kanë dizajnuar konceptet për tregun e mundshëm të automobilave fluturues.

Për shumë shoferë, ideja e kalimit nga automobilat tradicionalë drejt qiellit të hapur është jashtëzakonisht tërheqëse, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumë prej tyre madje thonë se në një botë me automobila fluturues do të zhdukeshin problemet e zakonshme që janë në rrugët tradicionale dhe nuk do të ketë më mbingarkesa në trafik.

Por sa do të mundë të bëhet realitet një treg i tillë? Pse nuk ka ndodhur akoma? A do t’u duhet njerëzve të bartin rroba të sigurisë? Asnjë nga këto pyetje s’ka marrë përgjigje akoma për shkak të zgjedhjeve të pakta në tregun e porsalindur.

Para të gjithave, “PALV” është modeli më i afërt që të bëhet realitet.

Të ngjashme