Kurrë mos e fikni telefonin kur bllokohet së funksionuari…

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 21:30 | Nga

Zakonisht kur telefonat na bllokohen, kemi një zgjidhje të shpejtë: E fikim dhe e ndezim prapë.

Mendojmë se kështu sistemi i tij rifillon funksionimin si zakonisht, por ata që i njohin mirë telefonat këshillojnë të mos i fikni kurrë telefonët në të tilla raste.

‘Nuk duhet ta fikni kurrë telefonin!’, thotë Dan Frakes, ekspert i njohur i teknologjisë, ‘Nuk ka asnjë problem që fikja e telefonit mund ta zgjidhë’.

Përkundrazi. Frakes thotë se nëse e fikni dhe e ndizni vazhdimisht telefonin tuaj, ky proces e lodh baterinë pasi fikja dhe ndezja kërkojnë shumë energji. E mira është, siç thotë ai, ta lini telefonin tuaj të pushojë pa e përdorur, të ndezur. Sapo ta ndjeni se është ftohur, mund ta përdorni përsëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme