Ky është Range Rover i ri Velocity

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kompania e njohur britanike, Overfinch, merret me modifikimin e Land (Range) Roverëve që nga viti 1975 dhe kreacioni i tyre i fundit i kufizuar do të jetë në dispozicion për fansat e karbonit.

Kreacioni i tyre i fundit quhet Overfinch Velocity, i cili është i bazuar në Range Roverin aktual, do të jetë në dispozicion në version standard dhe në version me boshtin më të gjerë, si dhe do të ofrohet në seri të kufizuar.

Overfinch Velocity, kryesisht përbëhet nga një numër i elementeve nga karboni të cilat e bëjnë që karroceria e këtij modeli të duket shumë e madhe, transmeton Koha.net. Po ashtu, me dizajn të veçantë vijnë edhe rrotat prej 23-inç nga alumini dhe ngjyra e zezë te ky model gjithashtu dominon edhe në interier të veshur me lëkurë i cili, për shkak të rehatisë, nuk ka një ulëse të tretë në rreshtin e dytë.

Gjithashtu, Overfinch Velocityn do ta ofrojë me ngjyra të panumërta për eksterierin dhe interierin për klientët potencialë, si dhe do të jetë në dispozicion me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 565 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Sa i përket çmimit, Overfinch thotë: “Nëse pyetni për çmimin, atëherë nuk keni mjaftueshëm para”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme