Land Rover Defender i ri spiunohet para debutimit

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Land Rover është duke përfunduar super modelin e vet ikonik, Defender, i cili është spiunuar gjatë testimit, por shumë mirë i kamufluar pasi nuk mund të vërehen shumë detaje të tij.

Land Rover nuk ka treguar edhe shumë për Defenderin, por ka thënë: “Ne mund ta konfirmojmë se programi i Defender ka arritur fazat në të cilat edhe duhet të jetë në këtë kohë të zhvillimit të tij, para debutimit”, e që sipas autoexpress ky model pritet të lansohet në 2020-ën, transmeton koha.net.

Në fotografitë e spiunuara shihet një Land Rover me forma të Defenderit, por i përditësuar në fytyrën e re të Land Roverit e Ranger Roverëve.

Land Rover nuk ka zbuluar pothuajse asgjë për Defenderin e ri, i cili pritet të lansohet në 2020-ën, ndërsa pritet të kushtoj rreth 45 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme