Lansohet në Kosovë “Samsung Galaxy Note 10”

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 11:53 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar në Kosovë “Samsung Galaxy Note 10”, me moton “Njihuni me fuqinë e nivelit të ardhshëm”, raporton EkonomiaOnline.

Përfaqësuesi i Samsung në Kosovë, Arbnor Berisha, e quajti këtë telefon të ri, mrekulli të teknologjisë.

“Sot kemi lansimin e modelit më të ri të linjës Note. Kjo mrekulli e vogël teknologjike është rezultat i shumë viteve zhvillim i të gjitha linajve Note. Kemi bë rrugë të gjatë që nga tetori i 2011. Në samsung gjithmonë shkojmë një hap më tej dhe kështu arritëm te Note 10. Kjo linjë ka qenë gjithnjë synim i teknologjisë më brilante. Frymëzuar nga një gjeneratë që është fleksibës mes punës dhe jetës, ekspertët tanë kanë shfrytëzuar të gjithë elementet që Note 10 të funksionoj më mirë”, tha ai.

“Si galaxy note 10 ju lejon të punoni siç dëshironi dhe të shfaqni shpirtin krijues. E gjithë kjo deri sa jeni në lëvizje. Jemi të lumtur që përdoruesit kanë vlerësuar përpjekjet e ekspertëve tanë. Vit pas viti besoj që e ardhmja na ka rezervuar edhe shumë takime të tilla. Ne në samsung gjithmonë kemi tejkaluar kufijtë”, tha ai.

Trajneri i Samsungut, Julian Barkaneshi, tha se Samsung Galaxy Note 10+ dhe Note kanë performancë të jashtëzakonshme.

Dizajni tepër u shkëlqyer, që është 95 për qind ekran. Vjen në dy madhësi të ndryshme.  Kemi ‘krijo’, krijojmë përmes pjesës së kamerës, që ka 3 lente. Galaxy note 10+ vjen në 3 ngjyra, aurel, të bardhë dhe të zezë. Galaxy note 10 ka edhe 3 ngjyra të nuancave të tjera. Është goxha inteligjent. Do punojë akoma më shumë, do ketë më shumë bateri.  S-Pen ka ndryshuar, do na mbajë 11 orë pa bateri. Mund të komandojmë kamerën apo shënime në distancë dhe shënimet mund ti mbajmë në 3 ngjyra të ndryshme.  Vetëm me një kabëll HDMI konektohemi me laptop apo TV”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme