Lansohet Samsung Galaxy A8 Star, këto janë specifikat

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:50 | Nga

Samsung Galaxy A8 Star doli të jetë Galaxy A9 Star për tregjet jashtë Kinës.

Telefoni i ri ndanë specifikat e njëjta me Galaxy A9 Star, i cili ka dalë në shitje në Kinë disa ditë më parë ndërsa në Filipinet do të lansohet më 14 qershor.

Samsung Galaxy A8 Star vjen me ekran 6.3-inç Super AMOLED me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 660 dhe 4 GB RAM memorie, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me 64 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, Galaxy A8 Star vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 24 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë. Bateria e tij është me kapacitet prej 3,700 mAh.

Sa i përket çmimit, Galaxy A8 Star pritet të kushtojë rreth 400 euro në Filipinet. Do të jetë në dispozicion për shitje nga 14 qershor dhe prite të arrijë në Korenë Jugore dhe Azinë Juglindore brenda disa javëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme