Lansohet “Teco App”, lehtëson komunikim brenda kompanive

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 14:55 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha kompanitë e interesuar që të lehtësojnë komunikimin e brendshëm tashmë e kanë një alternativë, “Teco App” e mundëson një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Kjo është një platformë e bashkëpunimit e krijuar për të ndihmuar kompanitë për të bërë gjërat në çast dhe në mënyrë efikase, duke mundësuar që ekipi të jetë i organizuar dhe produktiv.

Në lansimin e këtij produkti ka marrë pjesë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ai me këtë rast ka kërkuar rritje të bashkëpunimin si në Kosovë e në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit.

“Unë nxisë vazhdimisht bashkëpunimin në mes grupeve të interesit me vendet e rajonit që të kemi rezultate të duhura”.

“Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin ne mund të ecim shumë përpara”.

Drejtori i Innovation Centre Kosovo (ICK) Uranik Begu, tha se lansimi i këtij produkti dëshmon se bashkëpunimi është celqës i zhvillimit.

“Ftesa ime është njëjtë si e ambasadorit, për bashkëpunim të shteteve të rajonit, sidomos në mungesë të kuadrove dhe është e vetmja formë që me pasur sukses”.

“…është vetëm fillimi i një tregimi të bukur që t’i tregojmë botës se kemi kapacitete për të treguar angazhimin tonë dhe sukseset tona”.

Përpiluesit e produktit Aldo Dervishi dhe Egzon Kelmendi prezantuan pra të pranishmëve produktin dhe specifikat.

Sipas tyre, ky produkt do të online dhe me një laramani funksionesh.

Të ngjashme